Tre të zhdukur në kryeqytet brenda një dite. Sipas informacionit zyrtar nga Policia e Tiranës, tre denoncime kanë mbërritur dje në Komisariatet e Tiranës, mes të zhdukurve dhe një minorene.

Më datë 21.04.2022, shtetasi I. M., 45 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, xhaxhai i tij, shtetasi Xh. M., 81 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij.

Më datë 21.04.2022, shtetasi Gj. N., 35 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, motra e tij, shtetasja E. N., 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Më datë 21.04.2022, shtetasi K. P., 59 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vëllai i tij, shtetasi P. P., 49 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb