Policia në Pogradec ka arrestuar dy kontrabandistë emigrantësh, të dy shoferë të furgonave.

Njëri prej tyre ruante rrugën, ndërsa tjetri transportonte refugjatët.

Deri në këto momente nuk bëhet e ditur identiteti i drejtuesve por edhe i mjeteve që kishin për transportin e shtetasve të huaj, por ajo cfarë është siguruar nga burime pranë komisariatit të Pogradecit,është se këta shtetas janë arrestuar mbrëmjen e djeshme.

Policia e qarkullimit rrugor dhe jo vetëm pasi ashtu sic bëhet e ditur ka qënë një aksion i realizuar pas sinjaleve që kanë marrë ashtu sikurse ka ndodhur përgjatë gjithë këtyre ditëve.

Duket se po bëhet e përditshme një gjë e tillë pasi kjo vjen edhe për shkak të fluksit të madh të shtetasve që vinë nga vëndet me konflikt që kalojnë nga Greqia drejt Shqiperise.Cdo dite nëpërmjet kufirit të gjelbër kalojne mesatarisht deri ne 40 shtetas te huaj.

(d.xh// Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb