Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona, për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare bënë me dije se në pranga ra shtetasi me inicialet Xh. M., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. Sh., 35 vjeç dhe K. Xh., 43 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. M., 61 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., 51 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka dëmtuar paisjet elektroshtepiake në banesë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. A., 38 vjeç dhe A. L., 49 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb