Arrestohen në flagrancë 2 persona për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet P. M., 62 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale ‘Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës’ dhe “Përndjekja”.

Ndërkohë, në pranga ra dhe shtetasi me inicialet A. H., 48 vjeç, pasi, në Allias, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij.

Specialistët e Qarkullimin Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. P., 54 vjeç, pasi në rrugën “Abedin Rexha”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.05 mg/l.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi H. T., 20 vjeç, pasi, në Rrugën e Durrësit, duke qarkulluar si pasagjer në një mjet ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Rrugore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: