Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u përgjigj ndaj akuzave të deputetit Gazment Bardhi, që e quajti njeri të shantazhueshëm në lidhje me vendimin e marrë për mos regjistrimin e PD për zgjedhjet e 14 majit.

Celibashi u shpreh se një gjuhë e tillë është e pa tolerueshme.

“Në çdo pikëpamje nuk jam i shantazhueshëm dhe kam dedikimin profesional për të respektuar ligjin. Zbatimi i ligjit dhe korrektësia në zbatimin e saj ka qenë shtylla kurrizore e punës sime. Më vjen keq që zoti Bardhi e sheh të pabazuar vendimin tim. Gjuha e përdorur e pa tolerueshme. Nuk i bën nder figurës së tij. Nuk e gjen asgjë të thotë vlerësojmë se një vendim i tillë nuk është marrë në përputhje me kodin dhe kjo do ishte e mjaftueshme”, ka deklaruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: