Nuk kanë të ndalur reagimet për fitoren e Zvicrës kundër Serbisë me dy golat e futbollistëve me origjinë shqiptare, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

Së fundmi është Taulanti, i vëllai i Granitit dhe njëkohësisht futbollisti i kombëtares tonë ai i cili tregon sesi mposhtën serbët.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale duket Graniti që feston me shqiponjën pas golit të shënuar mbrëmë si dhe Taulanti në episodin e famshëm të 2015, pas uljes së flamurit me dron nga Ballist Morina në mes të Beogradit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb