Këtë të martë kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me gratë anëtare të LDGSH.

Gjatë këtij bashkëbisedimi Basha u shpreh se shkalla e përparimit të mirëqenies tregohen në kujdesin për gruan. Gjithashtu pjesë e këtij bashkëbisedimi janë bërë edhe aktivistet pjesëmarrëse në takim.

Aktivistja e LDGSH, ndërsa mori fjalën, u ndal tek protesta e 8 janarit në selinë  blu, thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ajo tha se 8 janari e sheh si një ëndërr të tmerrshme, ndërsa bëri me dije se kryedemokrati Basha është njeriu me vizione europiane dhe se në këtë mënyrë janë më të sigurt pranë tij.

‘Jeni i tillë me vizione drejt së ardhmes, me shumë vizione evropiane, prandaj ne jemi shumë të sigurta tek ju. Treguan një rol të tmerrshëm me datën 8 që ishte një ëndërr e tmerrshme që nuk na ikën. U mërzitëm, u trembëm për njerëzit tanë. Pra është ajo vëllavrasja që është shumë e rrezikshme brenda partisë dhe brenda një familjeje të madhe’, u shpreh ajo.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: