Policia e Tiranës ka vënë në pranga 1 person si dhe ka proceduar penalisht 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet A. S. alias A. P., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kannabis sativa.

Ndërkohë, në vijim të kontrolleve në lokale dhe ambiente të ndryshme, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të palejuara për lojërat e fatit, proceduan penalisht shtetasit: K. H., 21 vjeç dhe E. S., 37 vjeç për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, pasi gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të shtetasit K. H., shtetasit E. S., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që dyshohet se përdorej për vendosjen e lotove sportive.

Gjithashtu, në vijim të këtyre kontrolleve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, proceduan penalisht shtetasin M. M., 36 vjeç për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” pasi ka vendosur lokalin e tij në dispozicion për lojëra të palejuara. Gjatë kontrollit të lokalit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një aparat Drinvbox dhe një telefon celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: