Pesë persona janë arrestuar nga policia e Fierit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin me inicialet E. V., 49 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Përndjekje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 44 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta, në banesën e tyre, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, shtetasit R. M., 58 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. D., 67 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:
S. K., 40 vjeç, banues në Lushnjë
L. V., 30 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetet pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: