Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona, ndërsa njëri është kapur me kokainë pas kontrollit fizik, e ndërsa tjetri ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi S. H., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë iu gjetën 7 doza kokaine, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 53 vjeç, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb