Dy persona kanë rënë në pranga, pasi akuzohen për dhunë në familje.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Dh. P., 55 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme në banesën e tij, dyshohet se ka kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.

Ndërkohë, rasti tjetër bëhet fjalë për shtetasin me inicialet D. R., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme në lagjen Gjashtë, Sarandë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, për motive të dobëta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: