DURRËS

Policia e Durrësit informon se ka arrestuar 3 persona orët e fundit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, një prej të arrestuarve ka ushtruar dhunë ndaj gruas e fëmijëve, ndërsa një tjetër ka qenë i dehur në timon.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 40 vjeç, pasi në një bar-kafe, në lagjen nr. 1, Durrës, i ka vjedhur aparatin celular shtetasit M. Ç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin R. A., 39 vjeç, banues në Krujë, pasi në fshatin Tapizë, Krujë, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin “Nissan” në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit në automjet iu gjet një fenelinë policie që e mbante pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb