ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar sot dy burra, Besnik Dashhanën, 31 vjeç banues në Elbasan, për dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe Refit Tërnovën, 39 vjeç i cili ka dhunaur kunatën e tij.

31 vjeçari Dashhana, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes shtetases G.D, 28 vjeçe brenda banesës, ndërsa Refit Tërnova ka rrahur kunatën pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasen S.T, 50 vjeçe.

Ndaj tyre, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: