VLORE- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Bunavi, ku dy automjete u shkrumbuan nga zjarri. Ajo çka e bën të dyshimtë ngjarjen, është fakti se dy autorët e ngjarjes, kanë djegur, njëri makinën e babait, dhe tjetri të nënës.

Kur kanë kaluar disa orë nga ngjarja, policia e Vlorës ka identifikuar e më pas arrestuar autorët e ngjarjes, ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë pronarin e njërit prej mjeteve të djegura, pasi dha dëshmi të rreme.

Ende nuk dihet arsyet që kanë shtyrë dy të rinjtë drejt këtij veprimi, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
5ybn
INFORMACIONI I POLICISE
Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, falë hetimeve të shpejta hetimore, kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore autorët e ngjarjes së djeshme në fshatin Bunavi.

Në përfundim të veprimeve hetimore paraprake është kryer arrestimi i shtetasve:

Klemend Dautaj, 32 vjeç, banues në Vlorë

Arsen Alimuçaj, 25 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë.

Shtetasit e mësipërm për motive ende të paqarta dyshohen se kanë djegur automjetin “Ford-Fugon”, në pronësi të shtetasit N.A., (babai Arsenit) dhe mjetin tip Volkswagen-Golf, në pronësi të shtetases R.D., (nëna e Klemendit).

Gjithashtu, do të hetohet në gjendje të lirë shtetasi, N.A., 55 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël pasi ka dhënë deklaratë të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, të parashikuara nga nenet 151, 301, dhe 305/b të Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: