GREQI- Të tjera detaje zbulohen nga mediat greke, pas arrestimit të dy shqiptarëve dje pas arratisjes 3 ditë më parë nga porti i Pireut. Mësohet se ka qene një sinjalizim anonim ai qe zbuloi dy të dënuarit shqiptarë.

Në total u arratisën 4 shqiptarë teksa po transportoheshin nga Athina për në burgun e Alikarnasos në Kretë, por dy shqiptarët Robert Xhimaj dhe Petris Luçi arritën të kapen pak orë pas largimit, ndërsa dy shqiptarët e tjerë Juljano Halili dhe Alfons Doçi u kapën dje në një apartament në lagjen ‘Nea Filadelfia’ në Athinë.

Mësohet se dy shqiptarët ishin të armatosur dhe tentuan të largohen, por janë kapur nga policia greke. Njëri prej tyre madje ka tentuar të hidhet nga dritarja e apartamentit për t’i shpëtuar policisë. Policia ka njoftuar se apartamenti ishte pothuajse i pamobiluar dhe kishte vetëm nje krevat.

Mësohet se Juljano Halili rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një fëmije 3 vjecar së bashku me babain e tij. Krimi ishte i porositur prej rivalit grek të viktimës Vasilis Varelas për çështje droge. Shqiptarët e tjerë Alfonso Doçi, Robert Xhimaj dhe Petris Luçi jane dënuar me 25 vjet burg për trafik droge.

Gjatë kohës që ka ndodhur arratisja ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri në garazh. Dyshohet se 4 shqiptarët i priste një furgon në hyrje të portit dhe mendohet se plani ka qenë i mirëorganizuar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb