Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, për vepra të ndryshme penale.

Rasti i parë bën fjalë për 18-vjeçarin me inicialet F. D., i cili u arrestua pasi në rrugën “Fadil Deliu”, Forca e Posaçme “Shigjetat”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin qarkullonte gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar kokainë. Pas verifikimeve të bëra nga shërbimet e Policisë rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin pa lejen përkatëse.

Ndërkohë, rasti i dytë bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E.P., 37 vjeç. Ky i fundit u prangos në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”. Po ashtu iu referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasit M. M., 31 vjeç, A. G., 26 vjeç, A. Xh., 26 vjeç, sepse më datë 19.05.2021, tek stadiumi “Dinamo”, shtetasi E. P ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur punonjësin e policisë së Qarkullimit Rrugor ndërsa 3 shtetasit e tjerë e kanë kundërshtuar dhe kanosur me fjalë punonjësin e policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: