Sipas mediave, Cristiano Ronaldo do të luajë për  skuadrën e Portugalisë në ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 të këtij muaji kundër Lihtenshtajnit dhe Luksemburgut.

Prezenca e Ronaldos ishte në dyshim  pas dështimit të luzitanëve në çerekfinale nga Maroku në Kupën e Botës 2022.

Ish-sulmuesi i Manchester United është larguar nga Evropa për t’u bashkuar me Al Nassr të Arabisë Saudite, por ai mbetet i përkushtuar për të përfaqësuar vendin e tij.

Ronaldo numëron 196 ndeshje me fanellën kombëtare (Më shumë se kushdo tjetër lojtar), një rekord të cilin e ndan me Bader Al-Mutaëa të Kuvajtit.

Lista e përfaqësueses do të shpallet ditën e premte dhe tifozët me siguri me po e presin me padurim atë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: