Historia e njeriut nis në banesën e tij. Brendia e shtëpisë së Vitkro Ferraj rimerr kuptim e formës përmes veprave që ai shfaq në ekspozitën “Arketip” në galerinë FAB te Universitetit të Arteve.
Trupi i ulur i një njeriu ka marrë formën e një karrigeje. Leximet e veprës mund të jenë disa. Nga qëndrueshmëria te mungesa e saj, nga trishtimi te heshtja, pesha e jetës gjithaq sa lehtësia e padurueshme e qenies. Artisti Viktor Ferraj e ka vënë pothuaj në qendër të eksapozitës së tij “Arketip”, të çelur në FAB.
“Për mua ajo është simbol i prehjes, ose simbol i heshtjes. Janë të gjitha këto emocione që i jep në një formë ose në një tjetër. Këto objekte mbartin një lloj kujtese brenda. Mund të jetë kujtesë individuale, ose kujtesë e familjes, e brezave ose e gjithçkaje”.
Autori kërkonte të shfaqte brendinë e shtëpisë së tij, në një kohë kur pandemia e mbylli brenda katër mureve. Brendia e shtëpisë rikonfigurohet duke ju qasur sakrales e mistikes marrë shkas nga arketipet.
“Arketipet janë kolonat e nënvetëdijes janë ato procese kolektive që në një mënyrë ose në tjetër I kemi të gjithë. Pa dashur të jem profan, port ë jem më religjioz. Për ti dhënë një peshë gati mistike këtyre objekteve. Duke ndenjur gjatë me to, I rikthen gati në idhuj”.
Materialet janë kryesisht material të ricikluara që kanë ndryshuar qëllimin e përdorimit, në një ripërdorim për hir të artit.