Robotët mund të jenë të vetëdijshëm dhe mund të marrin vendime kundër vullnetit tonë, ky është përfundimi në të cilin kanë arritur grupi i shkencëtarëve të cilët kanë realizuar një hulumtim mbi atë se çka është vetëdija dhe kush mund ta posedojë atë, thuhet në një artikull të publikuar nga prestigjiozja britanike “The Sun”.

Treshja e neuro-shkencëtarëve pohojnë se vetëdija është diçka që mund të përvetësohet nga një kompjuter. Kjo nënkupton se robotët e të ardhmes mund të jenë në gjendje që në mënyrë autonome të ndërmarrin veprime të caktuara, në rastin më të keq, kundër pritshmërive dhe instruksioneve që ne u japim.

Këa shkencëtarë alarmojnë se në një të ardhme të afërt, robotët mund të marrin vendime të caktuara nëpërmjet të cilave do ta dëmtonin shoqërinë njerzore.
Robot-AI

Gjetjet e fundit janë të frikshme dhe sugjerojnë se edhe vetëdija, si një element që dikur kemi besuar se na jep prioritet dhe na dallon nga robotët, mund të simulohet nga inteligjenca artificiale.

Shkencëtarët kanë konstatuar se vetëdija është diçka që mund të programohet. Kjo nënkupton se makinat e së ardhmes mund të jenë qenie të ndjeshme, dhe do të jenë në gjendje ta kuptojnë se çka janë dhe cilave qëllime u shërbejnë.

robot (2)
Edhe pse tingëllon si diçka e ekzagjeruar dhe e panjohur, kjo nuk është ndonjë insert nga filmat fanta-shkencë siç është për shembull “Blade Runner 2049, por është një raport shkencor i publikuar nga treshja e neuro-shkencëtarëve të famshëm: Stanislas Dehaene, Hakuan Lau dhe Sid Kouider.

Ata u përqendruan të zbulojnë se çka është vetëdija dhe a janë në gjendje makinat ta posedojnë këtë element. Ata arritën te një përfundim i frikshëm, se në parim vetëdija është “vendosmëri kompjuterike”.

Kjo nënkupton se në të ardhmen, algoritmet mund të funksionojnë në mënyrë të ngjashme me mënyrën se si funksionon truri.
robot (1)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: