Motra e madhe e Elvana Gjatës, festoi dje ditëlindjen dhe pavarësisht se jeton në Gjermani, këngëtarja e gjeti një mënyrë për ta surprizuar.

Ajo e uroi Migenën nëpërmjet një fotoje të saj, krahas së cilës shkruan: Të dua me gjithë zemër.

Nga ana tjetër, Migena ka ndarë në rrjete sociale një foto të vjetër, ku shfaqet bashkë me Elvanën.

“Më mungonte shumë motra ime, që është njeriu më i ëmbël që dikush mund të ketë në jetën e tij. Ajo do të qëndronte para derës pa ndonjë njoftim… vetëm për të më surprizuar mua. Si zakonisht”, ka shkruar Migena Gjata përkrah fotos.

Elvana dhe Migena janë të vetmet vajza të familjes Gjata, që kanë treguar se kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëra-tjetrën.

Për shkak të pandemisë, vajzat nuk kanë mundur të kalojnë kohë bashkë.

Megjithatë, Elvana i ka qëndruar pranë prindërve në këtë periudhë të vështirë për të kaluar më shumë kohë pranë tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb