SHBA

Jeff Bezos prej disa muajsh ishte në kërkim të një shtëpia idele në New York dhe me sa duket e ka gjetur. Sipas ‘Wall Street Journal’ njeriu më i pasur në botë ka blerë një banesë, e cila është e ndarë në tre katet e fundit të një gradaçele dhe ka 12 dhoma gjumi.

Ajo ka kushtuar plot 80 milionë dollarë dhe ndodhet në Manhatan. Vetëm pak kohë më parë, Jeff Bezos u shpall njeriu më i pasur në botë sipas revistës ‘Forbes’. Ai zotëron disa prona të shpërndara nëpër SHBA, në Teksas, ka disa shtëpi në Washington, në Beverly Hills etj.

Manjati 55-vjecar në prill të këtij viti përfundoi divorcit me bashkëshorten e tij, MacKenzie Bezos me të cilën kishte qenë 25 vjet i martuar. Kjo e fundit përfitoi nga divorci 35 milionë dollarë, gjysmat e të cilave ka thënë se do t’i japë për bamirësi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb