Dashuria për kafshët është një ndjenjë shumë e mirë, deri në momentin kur nuk transformohet në një fiksim.
Është ky rasti i Edward William Richards, një 56 vjeçar angles, që ka vendosur të shndërrohet në një burrë-papagall në nder të miqve të tij me krahë, me shpresën që ti ngjajë atyre gjithmonë e më shumë.
Cmenduria e tij e fundit ishte qepja e veshëve, nëpërmjet një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati 6 orë.
‘Dua ti ngjaj sa më shumë papagajve të mi’, është pikërisht ky motivi, që e detyroi në 1976, të bënte tatuazhin e parë.
Që prej asaj kohe ai nuk është ndalur, me pirsat në fytyrë e trup dhe me ngjyrat e shumta për tu bërë njësoj si zogjtë për të cilët ai kujdeset.
Hapi tjetër ashtu siç pranon dhe burri do të jetë të gjejë një kirurg që ti transformojë hundën në një sqep papagalli.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: