Rafael Leao është kthyer në protagonistin kryesor në këtë sezon të Milan, pa diskutim një nga aktorët më të rëndësishëm në këto foto-finish ku “djalli” është vetëm 90 minuta larg titullit kampion. Leao ka realizuar 11 gola dhe ka dhuruar 7 asiste këtë sezon, shifra shumë të mira për një 23-vjeçar.

Milan ka marrë oferta të ndryshme këtë periudhë për portugezin e tyre “fluturues” por drejtuesit e klubit e konsiderojnë të paprekshëm, Milani i ri do të ndërtohet me të si pikë referimi.

La Gazzetta
La Gazzetta

Leao ka një kontratë deri në 2024, për momentin mund të qëndrojnë të qetë, por palët pritet të shkojnë shumë shpejt drejt një rinovimi të mundshëm edhe për dy vite të tjera, sigurisht me kushte ekonomike shumë të përmirësuara.

Me titullin thuajse në xhep, Maldini dhe pjesa tjetër e stafit drejtues kanë më shumë se një arsye për të festuar, tani Leao është kthyer në një “diamant” që vlen të paktën 100 milionë euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: