TIRANË

Procesi i numërimit të votave për subjektet politike ka përfunduar gjatë natës për të gjithë qarkun e Tiranës. Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se në Njësinë 5 në kryeqytet, KZAZ 35 ka pasur 6 tavolina numëruesish dhe 95 kuti votimi, numri më i lartë i kutive në gjithë bashkinë e Tiranës.

PS ka marrë 20230
PD ka marrë 13220 vota
LSI ka marrë 2545 vota

PS ka marrë 7005 vota më tepër se PD. Me vendim të kreut të KQZ Ilirjan Celibashi, ora 09:00 do shënonte dhe nisjen e procesit të numërimit për kandidatët preferencialë.

Kandidatët që ndodhen poshtë vijës së kuqe, që të marrin mandatin u duhet të thyejnë herësin. Për përllogaritjen është një formulë e veçantë e përcaktuar në Kodin Zgjedhor.

Nëse një subjekt ka marrë 18 mandate në Tiranë, një kandidat poshtë vijës së kuqe do duhet të thyejë një numër votash të caktuara që pjesëtohet nga numri i përgjithshëm i votave të marra nga partia e pjesëtuar me numrin e mandateve që ka marrë. Kandidati duhet të thyejë këtë herës dhe të marrë mandatin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb