Disa ushtarë janë dorëzuar nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol, ndërsa ka raportime se ende të tjerë ndodhen ende brenda uzinës.

Rusia pretendon se janë dorëzuar edhe 771 ushtarë të tjerë, duke e çuar në total këtë numër në 1730.

Deri kohët e fundit thuhej se kishte 2000 luftëtarë ukrainas që po luftonin. Nëse marrim pretendimin rus për totalin e atyre që janë dorëzuar, kjo mund të nënkuptojë se disa qindra janë ende brenda tuneleve labirint të uzinës së çelikut.

Në të vërtetë, mediat pro-ruse kanë thënë se drejtuesit e Batalionit Azov ende nuk janë dorëzuar.

Kjo njësi ka një urretje të shtuar ndaj rusëve, e kjo ishte arsyeja e krijimit të kësaj njësie.

Ndërkohë, disa ligjvënës rusë kanë thënë se ata duhet të trajtohen si kriminelë lufte dhe jo si robër lufte. Vyacheslav Volodin, Kryetari i Dumës, Parlamenti rus, tha se “kriminelët nazistë nuk duhet të shkëmbehen”.

Një deputet i njohur madje tha se dënimi me vdekje duhet të rifutet për t’u marrë me ta.

Burimi: BBC
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: