TIRANË – Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të shpallë më 14 janar, vendimin për njesitë vendore, që kërkuan prej saj, formularin për referendum.

Janë 129 njësi vendore që kanë bërë kërkesën dhe KQZ-ja ka nisur shqyrtimin e kërkesave të tyre për formularin-tip.

Ndërkohë, Partia Socialiste ka vendosur të ngrejë padi për 129 njësitë që kërkuan formularin për referendum.

Kërkesa e këtyre njesive vendore vjen pas pakënaqësive që shoqëruan ligjin për ndarjen administrative – territoriale të vendit.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb