Njëzet e katër orë pas shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Prokurori Arjan Ndoi, është shfaqur në një festë në fshatin Luf të Pukës, nga rrjedh edhe familja e tij.

Në fjalën përshëndetëse, Ndoj iu drejtua bashkëvendasve të tij që të mos ndjenin keqardhje nga ajo që kishin dëgjuar ditët e fundit në media, teksa thekson se ai dhe familja e tij ishin mësuar me punë të ndershme.

“Unë vazhdoj të jem magjistrat. Për bashkëkombësit e mi e dini që familja ime nuk është mësuar të marri lekë pa punuar. Vazhdoj të marr rrogën, jam Prokuror, do të vijoj edhe për disa kohë të tjera. Rëndësi ka që jam nga ky vend dhe jam krenar”, tha ish-prokurori.

Ndoj nuk ka anashkaluar dhe mesazhet drejtuar bashkëvendësve te tij.

“Na ka ra barra përsipër që të presim miq dhe rrallëherë kur ka pasur luftëra të luftojmë. Historia duhet njohur për 3 arsye. E para nëse është e mirë mos me e prish. E dyta nëse s’mundesh me shkuar vend tjetër mos me e njoh. E dyta po nuk munde me bë gjë tjetër, ta lesh aty ku është. E treta është ta përmirësojmë e kush është i zoti ta çojë përpara”, tha Ndoj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: