GREQI

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi.

Mediat e huaja shkruajnë se një turiste austriake, është përdhunuar në grup nga një grup vendasish.

 

Mësohet se 20-vjeçarja është përdhunuar nga katër djem të moshës, 30, 28, 26 dhe 27 vjeç. E reja kishte shkuar vullnetarisht në shtëpinë e një 27-vjeçari, pa e ditur se aty ishin dhe miqtë të tij.

Ajo pretendon se katër grekët e kanë përdhunuar në grup. Por të rinjtë e arrestuar e kanë mohuar një gjë të tillë. Ata thonë se e kanë takuar për të kryer marrëdhënie seksuale me të, me vullnetin e saj të lirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb