Ka mjaftuar një lodër pelushi që siguria e Parlamentit holandez të vihej në alarm dhe punimet në Kuvend të bllokoheshin.

The Times raporton se zyrtarët janë evakuuar për një orë, ndërsa një skuadër e forcave xheniere ka hapur pakon e dërguar për Geert Wilders, kreut të një partie të ekstremit të djathtë në Holandë.

Në pako ka qenë një lodër pelushi me funksion mbajtjen e derës hapur që të mos mbyllet,

“Për fat të mirë ishte një alarm i rremë. Dikush më dërgoi një lodër prej pelushi që shërbente si ‘stopuese dere’ me qëllime të mira dhe siguria e hapi pakon për ta kontrolluar”, shkroi Wilders në Twitter.

Situata u bë alarmante duke pasur parasysh se Wilders, 59 vjeç, është i famshëm për qendrimet e tij dhe retorikën anti-myslimane.

Që nga viti 2004, kur emri i tij u gjet në listën e vdekjeve të një grupi terrorist islamik, ai dhe gruaja e tij, Krisztina Marfai, kanë jetuar të izoluar nën mbrojtjen e policisë në një shtëpi të sigurt të fshehtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: