10 aplikacionet kryesore për iPhone muajin e kaluar regjistruan 78 milion shkarkime. Sipas Priori Data, në krye të listës ishte Hole.io me 12.3 milion shkarkime.

Shumë pranë është një tjetër lojë, Helix Jump me 12.21 milion shkarkime për muajin Qershor.

Vendin e tretë, të katërt dhe të pestë e zënë aplikacionet e Facebook përkatësisht, WhatsApp, Messenger dhe Facebook me 9.72 milion, 7.76 milion dhe 7.34 milion shkarkime, njofton PCW.

Pjesa tjetër zihet nga lojëra që variojnë nga 5.25 milion shkarkime në 6.27 milion shkarkime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: