Ka shumë telefona Android ose tableta që duken shumë mirë në koncept, ose kur dëgjon për to, por ky iluzion shembet menjëherë sa i merrni ato në duart tuaja. Me kaq shumë prodhues që po provojnë kaq shumë trike për tu bërë pjesë e konkurrencës, ju e keni të garantuar që të ketë ndonjë debutim të dështuar. Ja 10 pajisjet Android që dështuan pasi u debutuan.

MOTOROLA XOOM 4G LTE
Motorola Xoom ishte tableti i parë Android “i vërtetë”. Ndërkohë që Samsung Galaxy Tab 7.0 e mundi në treg, Xoom funksiononte me Android Honeycomb dhe ishte i optimizuar për raporte më të mëdha madhësie. Gjendeshin shumë probleme në Xoom dhe Honeycomb, por pajisja i shërbente qëllimit për se si Android duhet të jetë në pajisje më të mëdha.
botched-launches-xoom-100706143-orig (1)
LG WATCH URBANE 2
Përditësimi Android Ware 1.4 ishte shumë i rëndësishëm, duke sjellë mbështetje për altoparlantët, më shumë gjeste, LTE, dhe mesazhet me zë. LG Watch Urbane Edicioni i dytë supozohej të ishte flagshipi i Android Wear, kur të debutohej në 2015. Por, LG hasi në një problem të vogël dhe vetëm disa javë pasi kishin filluar shitjet ato u detyruan që ti tërhiqnin për shkak të një defekti në harduer (që rezultoi të ishte ekrani.)
botched-launches-watch-urbane-2-100706145-orig (1)
SAMSUNG GALAXY NOTE 7
Kjo pajisje po bëhet një legjende tani, ndërkohë që Samsung po mundohet që të mbledhë pjesët e telefonit që supozohej të ishte debutimi më i suksesshëm ndonjëherë. Note 7 debutoi në 2016, por shpejt u bë e dukshme se telefoni kishte probleme me baterinë dhe po merrte flakë. Samsung bëri një tërheqje për të rregulluar bateritë.

GOOGLE NEXUS 4
Google nuk e mori kurrë seriozisht me telefonat Nexus, veçanërisht me debutimin e Nexus 4. Nëse mendoni se telefonat e fundit të Google kanë probleme me furnizimin, ju duhet të keni harruar për Nexus 4. Pajisja mori një interes shumë të madh me çmimin e ulët 300 dollarësh. Furnizimi u shit brenda minutash pasi doli në shitje, gjë që nuk është e padëgjuar ndonjë herë. Megjithatë, Google kuptoi se kishte shitur shumë pajisje dhe filloi ti vononte porositë pa afat. Nexus 4 ishte pothuajse i pamundur që të gjendej edhe muaj pas debutimit të tij.
botched-launches-note-7-100706146-orig (1)
MOTOROLA DROID BIONIC
Droid Bionic u demonstrua në CES 2011, ku supozohet që të ishte telefoni që do të udhëhiqte në epokën e telefonave të mençur Android me dy bërthamë, me LTE. Pastaj thjesht nuk u debutua. Motorola qëndruan të heshtur për sa i përket Bionic për muaj me rrallë, pastaj më në fund u debutua në vjeshtë të 2011. Megjithatë, nuk ishte me të vërtetë Bionic. Verizon dhe Motorola e quanin atë Bionic, por telefoni kishte shumë pak ngjashmëri me origjinalin. Vonesat e shkaktuara për shkak të ridizajnimit bënë që telefoni të humbiste mundësinë e vet në treg.

HTC FIRST
Facebook u citonte si një konkurrent potencial në botën e telefonave të mençur teksa Android filloi të hynte në treg. Por kur telefoni Facebook më në fund u bë realitet dhe kishte Android, ishte një fatkeqësi. HTC First u debutua në 2013, kur përpjekjet për harduer të HTC-së ishin ngurruese, dhe softueri nuk ishte më i mirë. Ndërfaqja shtëpi e Facebook ishte një rrëmujë. Ishte i bazuar shumë në furnizuesin e lajmeve nga Facebook, dhe me siguri ka shumë informacion të panevojshëm në këtë furnizues.

 

botched-launches-htc-first-100706151-orig
SAMSUNG GALAXY TAB 7.0
Samsung po shijonte suksesin e Galaxy S në fund të 2010 dhe vendosi që të vihej kundër iPad. Me të vërtetë nuk mund të kishte zgjedhur një kohë më të gabuar. Galaxy Tab 7.0 ishte tableti i parë Android nga një prodhues i njohur, por funksiononte me Android 2.2 Froyo. Ky sistem nuk funksiononte fare mirë në tableta. Gingerbread debutoi sapo kjo pajisje doli në shitje dhe dy muaj më pas Honeycomb, i cili ishte një sistem i dizajnuar për tableta. Këto debutime e bënë këtë pajisje të dukej shumë e ngutur.
botched-launches-galaxy-tab-7.0-100706155-orig
LG G5
LG G5 nuk duket koncept i keq – Snapdragon 820, ekran quad HD, dhe një bateri të lëvizshme. Problemi ishte se LG provoi që të krijonte një kategori të re telefonash modular. LG G5 kishte një pjesë një hiqej në fund të telefonit dhe lejonte përdoruesit që të vendosnin aksesorë modular. Nuk ishte një nga funksionalitet më tërheqës, por problemi i vërtet ishte se kishte një mungesë të plotë modulesh. Gjithashtu dizajni modular kishte kompromiset e veta, që e bënin telefonin të dukej i inferior ndaj konkurrentëve të tij.
botched-launches-lg-g5-100706158-orig
GALAXY NEXUS LTE
Galaxy Nexus ishte telefoni i parë me Android 4.0, i cili ishte përditësimi më i madh që kishte parë Android deri në atë moment. Një problem i madh – Galaxy Nexus ishte ekskluziv vetëm për Verizon në SHBA si një variant special LTE. Debutimi erdhi një muaj me vonesë dhe situata nuk u përmirësua. Pajisja kushtonte dhe përditësimet ishin më të ngadalta në krahasim me pajisje ndërkombëtare.
botched-launches-galaxy-nexus-lte-100706159-orig
AMAZON FIRE
Amazon kishte shitur tableta me sukses për disa vite, deri në verën e 2014. Në këtë moment kompania vendosi që të krijonte një telefon, por telefoni i parë Fire bërë pothuajse çdo gabim që mund të bëhet.
Funksionaliteti kryesor ishte Dynamic Perspective, i cili vetëm pak më shumës se një demonstrim teknologjie. Nuk kishte aplikacione dhe lojëra të mjaftueshme sepse telefoni Fire nuk kishte Google apps./Pcw.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: