Ajo është e bija e dy bashkëshortëve emigrantë në Britani, e cila jeton me babain e saj dhe gjysmë motrën në një rimorkio në krahinën Essex. Emri i saj është Nicole Barr dhe ka një konfirmim zyrtar se është më inteligjente se gjenitë më të mëdhenj Albert Einstein dhe Stephen Hawking.

Në testin zyrtar Mensa të IQ, dymbëdhjetëvjeçarja Nicole arriti rezultin 162, që është rezultati maksimal në testin e inteligjencës njerëzore, shkruajnë mediat britanike.

Nicole, e cila mëson në shkollën lokale, tha se ishte shokuar kur e kuptoi se cili ishte rezultati i testit të saj. Megjithatë, babai i saj thotë se kjo vajzë ka qenë gjithmonë para të tjerëve, se ajo ka qenë gjithmonë e shkëlqyer në matematikë. Në të gjithë botën, ka 110,000 anëtarë të Mensa, që është asociacioni i personave me koeficientin më të lartë të inteligjencës. Midis tyre, 35% janë femra, ndërsa 8% e tyre janë më të rinj se 15 vjeç.

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb