Për një shëndet më të mirë, ekspertët këshillojnë të konsumohen sa më shumë ujë, pasi në këtë mënyrë largohen edhe toksinat nga trupi. Por jo të gjithë janë në gjendje të pinë ujë gjatë ditës për shkak të shumë faktorë. Më poshtë ju njohim me 4 përbërës të cilët ju ndihmojnë në largimin toksinave nga trupi.

Limoni: Uji me limon është një pije e fuqishme kundër toksinave. Lëngu i limonit ndihmon për të pastruar trupin nga toksinat. Shto disa feta limoni në një enë të madhe me ujë ose shtrydhe limonin e freskët në një gotë uji në mëngjes.

Menta: Gjethet e mentes ndihmojnë stomakun të tresë më mirë ushqimet dhe njëkohësisht i japin ujit një shije të freskët dhe të ëmbël.

Kastraveci: Kastraveci njiht për vetitë e shkëlqyera hidratuese, ndaj është një zgjidhje e shkëlqyer për të hidratuar trupin. Shto në ujë disa feta kastraveci dhe pi çdo ditë një gotë. Kastraveci përmban edhe shumë antiinflamatorë.

Xhinxheri: Aftësia djegëse që ka xhinxheri ndihmon për të pastruar organizmin dhe për të përmirësuar tretjen. Shto në ujë disa feta të vogla xhinxheri dhe dalëngadalë shto sasinë në ditët e ardhshme.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: