Për flamurin kuq e zi janë bërë sakrifica në shekuj dhe shumë kanë dhënë jetën për të. Një aktivist i çështje kombëtare, Remzi Baloku, në vitin 1959 kishte qepur 200 flamuj kombëtarë për 28 nëntorin e atij viti.

Ai, bashkë me shokë, më pas i kishin vendosur nëpër Pejë dhe qytete tjera të Kosovës. Në këtë aksion kishin shpërndarë edhe afishe. Flamujt e qepur i vendosnin në shtëpi, në rrugë, e në shtylla elektrike, zakonisht gjatë natës.

Remzi Baloku, deklaron se më 28 nëntor 1959 ka themeluar edhe organizatën ilegale për bashkimin e trojeve Shqiptare e cila kishte 42 anëtarë të besueshëm.

Ai ishte arrestuar më 1964 për shkak të vendosjes së flamujve dhe tubimeve që mbante, për çka u dënua me shtatë vjet burg.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb