FRANCE – Dy vëllezër francezë, Vincent e Thomas Seris e kanë diellin armikun e tyre kryesor. Ata duhet të luftojnë çdo ditë me rrezet e diellit, për të mos lejuar ekspozimin ndaj tyre. Të rinjtë konsiderohen si “Binjakët vampirë” dhe vuajnë nga një çrregullim i rrallë gjenetik, që nuk i lejon të ekspozohen ndaj rrezeve të diellit, pasi preken menjëherë nga kanceri i lëkurës. Megjithatë, ata janë përpjekur gjithmonë që të bëjnë një jetë sa më normale dhe gjatë viteve kanë eksperimentuar duke veshur rroba të veçanta, të cilat i lejojnë të lëvizin gjatë ditës. Gjatë ditës djemtë mbajnë helmeta të ngjashme me ato të astronautëve, në mënyrë që të mbrohen nga dielli. Sot Vincent e Thomas ndjekin universitetin në Bordeaux. Pavarësisht se ata bëjnë një jetë normale edhe ditën, liria e tyre e vërtetë vjen në mbrëmje, kur dielli perëndon.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: