Kim Kardashian është sërish në përpjekje për të humbur peshë pas lindjes së djalit, gjatë shtatazanisë të të cilit shtoi 27 kilogramë. Sërish në partneritet me markën Atkins. Pas lindjes së fëmijë së parë, Kim humbi peshë të konsiderueshme duke u mbështetur pikërisht në këtë dietë, ndërsa tani i ka vënë qëllim vetes që të humbasë rreth 18 kilogramë.

Kim Kardashian po ushqen me gji djalin Saint, ndërsa po përpiqet të marrë karbohidrate në mënyrë të balancuar me proteinat e marra nga peshku, pula dhe pak mish të kuq, kos dhe pak djathë, shumë perime, arrore të shëndetshme dhe vaj ulliri. Gjithashtu në këtë dietë përfshihen dhe frutat e pyllit që nuk rrisin sheqerin në gjak. Me këtë dietë, Kim parashikon të humbasë pak më shumë se 1 kg në javë pa ndikuar në gjidhënie.
Nëse doni të ndiqni një plan të ngjashëm, por pa ushqimet e Atkins, lexojeni. Nuk ju nevojiten pajisje apo ushqime të shtrenjta, vetëm një kupë matëse (gjysma) dhe pak vendosmëri.

Mëngjesi, omletë me salmon të tymosur

Vaj ulliri me spërkatje
Një copë salmon i tymosur, i prerë
4 të bardha vezësh
30 gr mocarela pa yndyrë ose me pak yndyrë
Gjysmë kupë spinaq të freskët ose të ngrirë

Tigan që nuk ngjit
Spërkatni me vaj tiganin dhe përzieni përbërësit e tjerë. Ngroheni tiganin në flakë mesatare, më pas hidhni përbërësit në të. Lëreni të gatuhet në një anë dhe më pas kthejeni në anën tjetër dhe lëreni të gatuhen për një minutë ose pak më shumë. Zbukurojeni me gjethe majdanozi. Rreth 250 kalori.
Shtesë me manaferra të freskëta, gjysmë kupe (ose luleshtrydhe, boronica, mjedra etj.) rreth 80 kalori.

Burger me ton me (ose pa) djathë cheddar
Provojeni këtë për drekë. Është ndryshe nga vaktet tradicionale me hamburger.
115 ton të freskët
Kripë dhe piper
Feta domatesh të freskëta
Sallatë jeshile ose marule
Një fetë të trashë qepë
28 gramë djathë çedar
Një bukë hamburgeri

Ngrohni një tigan që nuk ngjit në flakë mesatare. Jepini formë tonit dhe vendoseni në tigan. Gatuajeni përreth 6 minuta në çdo anë, më pas hidhini në majë djathë dhe lëreni të shkrijë. Ndërkohë kalojeni pak në tost bukën vendoseni mbushjen në bukë dhe shërbejeni. Rreth 550 kalori.
Shtesë, një gjysmë kupe me brokoli të zier pak, rreth 40 kalori.

Salmon Teriyaki

Ja një recetë e shijshme për darkë, shumë e lehtë për t’u përgatitur dhe mjaft e shëndetshme.
50-60 gr salcë teriyaki
Rreth 115 gr. fileto salmon
Ngroheni furrën në 204 gradë Celcius. Marinojeni salmonin në salcën teriyaki përreth 30 minuta. Hiqeni salmonin nga marinada dhe piqeni përreth 15 minuta. Vendoseni salmonin e gatuar në një pjatë dhe spërkateni me salcë teriyaiki. Një mënyrë tjetër piqeni salmonin në tigan që nuk ngjit. Rreth 175 kalori

Patate të ëmbla të pjekura
Parangroheni furrën në 200 gradë celcius. Vërini patatet në një tavë pjekjeje dhe futini në furrë për 45 minuta, derisa të zbuten. Hidhini kanellë dhe pak sheqer. Një kupë e tillë ka rreth 100 kalori.

Bizele
1 kupë bizele jeshile (2 herë)
¼ spec zile i kuq, i prerë në rripa
¼ spec zile i verdhë, i prerë në rripa
Ziejini në avull bizelet me të dy llojet e specave përreth 5 minuta. Hidhuni kripë dhe piper dhe pak vaj ulliri. Rreth 75 kalori për gjysmë kupe. (Shije)
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: