SHBA
Dwayne Johnson ka një arsye më shumë për të festuar e për të përmbyllur një vit të suksesshëm. Filmi i tij i fundit, “Red Notice”, është tani filmi më i ndjekur në historinë e Netflix, sipas gjigantit të transmetimit.

“Red Notice” solli 328.8 milionë shikime në orë, raporton Netflix, duke thyer rekordin e mëparshëm të mbajtur nga “Bird Box” e Sandra Bullock në 2018 me 282 milionë.

Aktualisht, 50 për qind e të gjithë abonentëve të Netflix në mbarë botën e kanë parë “Red Notice”. Filmi e kaloi rekordin e mbajtur më parë në vetëm 18 ditë, në krahasim me “Bird Box” që zgjati katër javë.

Në filmin komedi aksion amerikan të vitit 2021, shkruar dhe drejtuar nga Rawson Marshall Thurberm, janë protagonistë edhe aktorët e njohur Ryan Reynolds e Gal Gadot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb