Spetsnaz është një nga njësitë e famshme të forcave speciale të Rusisë. Por Spetsnaz nuk bëjnë mbrojtje statike, vetëm sulmi. Për ta, lopata si çdo objekt tjetër i lëvizshëm është një armë vdekjeprurëse. Në stërvitje, ata mësohet se si të vrasin me të.

Ka pak kufizime në këtë trajnim. Një informacion bëri me dije se rekrutët individualë ishin mbyllur në një dhomë pa dritare me një qen të tërbuar.

Ushtari është i armatosur vetëm me lopatë. Shkurt: Të vrasë ose të vritet.

Qeni i tërbuar është vetëm një nga disa teste brutale që i nënshtrohen rekrutët.

Siç thotë Mark Galeotti në librin e tij të vitit 2015 për ta, ‘specialiteti’ i tyre nuk ka të bëjë shumë me kalibrin e lartë të ushtarëve individualë, si në forcat speciale perëndimore, por në rolet e veçanta që kryejnë njësitë e tyre.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb