EKUADOR- Ekuador Tren Crucer është treni luksoz me dalje në det që merr udhëtarë nga zonat vullkanike të Andeve drejt Oqeanit Paqësor. “The Huffington Post” shkruan se hekurudha është ndërtuar në fund të viteve 1800, për të bashkuar vendin, por kjo rrugë u braktis gjatë viteve, për shkak të rrëshqitjeve të tokës dhe sepse interesi për hekurudhat u la mënjanë, duke u përqëndruar tek investimet në autostrada.

Por një investim i kohëve të fundit në turizëm, e shtyu qeverinë dhe Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore që ta rivendoste rrugën në përdorim, duke e parë atë si një atraksion të jashtëzakonshëm turistik. Kjo hekurudhë është cilësuar si hekurudha më e vështirë në botë për arsye se rreth 2000 punëtorë vdiqën gjatë viteve të ndërtimit të saj.

Në tren njerëzit do të përjetojnë ankthin e zbritjes 7.5 milje në 15 minuta.

“Në disa raste, toka poshtë nuk ishte e dukshme për ne që ishim në bord, duke krijuar kështu një ndjenjë të zymtë lundruese,” – u shpreh një udhëtar për udhëtimin përmes hekurudhës.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: