Keni dashur ndonjëherë që ta mbani kompjuterin në kuletë? Njihuni me Michigan Micro Mote (M^3)- kompjuteri më i vogël në botë. Duke qenë vetëm 2 mm, kompjuteri është aq i vogël sa mund të fusni 150 prej tyre në një këllëf. Pavarësisht madhësisë, kompjuteri është aq i fuqishëm sa mund të tregojë temperaturën, të masë trysninë, të shkrepë foto dhe të përdoret si radio për të komunikuar.
Kompjuteri është projektuar nga disa studentë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Miçiganit, të cilët kanë gati një dekadë që merren me të. Micro Mote përmban bërthama diellore që furnizojnë baterinë me ndriçimin e ambientit, duke i dhënë kështu mundësi kompjuterit që të operojë përgjithmonë. Procesori Phoenix ndihmon kompjuterin Micro Mote që të ulë konsumimin e energjisë deri në 500pW.
“Për të qenë i kompletuar, një sistem kompjuteri duhet të ketë një hyrës të dhënash, mundësinë për t’i përpunuar dhe ruajtur këto të dhëna, si dhe mundësinë për të nxjerrë të dhëna. Sensorët janë pajisjet hyrëse dhe radiot janë pajisjet dalëse. Veçoria tjetër kryesore që të jetë i kompletuar një kompjuter është mundësia për të siguruar energjinë e tij,” shpjegoi profesori David Blaauw, i cili është marrë me projektin.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: