Kjo është anija kroçere “përbindësh” e cila ka dalë për herë të parë për lundrim të martën, në Papenburg të Gjermanisë, për tu testuar.

“AIDANova LNG” mban plot 5200 persona dhe do të nisë udhëtimet në vjeshtë.

Anija ka një gjatësi prej 337 metrash dhe gjerësi 42 metra, ka 2 600 dhoma, ku përfshihen 31 suita, 312 kabina të brendshme, 198 kabina me ballkon oqeanik dhe 1 655 kabina me ballkon.

Pasagjerët do të kenë mundesi të bëjnë palestër, spa dhe sauna.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb