Një derr 750 kilogram është kurorëzuar si “Mbreti i Derrave” këtë javë në një konkurs peshe në Kinën Qendrore.

Kafsha është aq gjigante sa që mund të mbajë në shpinë një të rritur, sipas Huanqiu.com. Me një gjatësi 2.1 metra dhe lartësi 1 metër, krijesa fitoi garën pasi mundi dhjetëra derra të tjerë në 8 janar në provincën Henan.

Pronari i derrit, me mbiemrin Zhang tha se është kujdesur për të për tre vite. Sipas tij kafsha ha aq shumë sa që ka marrë përmasat e një lope. Derri fitues, që peshon tre-çerek ton, thuhet se është e gjinisë femër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: