ITALI – Revista të ndryshme në botë çdo vit publikojnë renditjen e njerëzve më të pasur në botë. Të pasur nuk janë vetëm njerëzit por edhe kafshët. Një ndër to është dhe një mace, e quajtur Pilun.

Me vdekjen e së zonjës Anna Cecilia D kafsha ka trashëguar një pasuri prej 1,5 milionë euro. Këto para mund të përdoren vetëm për shpenzimet veterinare, mirëmbajtjen dhe çdo nevojë tjetër të certifikuar të Pilus shkruan Tg.com.

Gruaja vdiq më 20 prill, në moshën 88 vjeçare dhe duke mos pasur fëmijë, nipër e mbesa, ajo ka vendosur të lërë gjithçka për mikun e saj më të mirë, Pilùn, të cilin e kishte adoptuar.

Cecilia Anna D. Ishte një ish-zyrtare e Kryesisë së Këshillit të Ministrave dhe ka lënë në testament një milion e gjysmë euro për macen. Kjo është një histori që na sjell në mendje filmat e famshëm vizatimor të Disney, si përshmebull “The Aristocats”, ku këlyshët janë trajtuar si fëmijë nga e zonja.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: