koronavirusit, kjo situatë nuk e ka ndaluar këtë shqiptare të ngjisë shkallët e karrierës dhe të bëjë krenarë shqiptarët kudo ndodhen.

Bëhet fjalë për shqiptaren Ina Pushi, e cila është vlerësuar nga Kombet e Bashkuara si Ambasadore e Paqes, një titull që i jepet shqiptares në kohën e pandemisë.

E kontaktuar nga “BalkanWeb”, shqiptarja thekson se ky titull i lartë i është dhënë nga “Global Socio Economic And Financial Evolution Network”, që është e lidhur me Kombet e Bashkuara.

Për “BalkanWeb”, Ina tregoi se ajo që i ka dhënë këtë titull të rëndësishëm është dëshira dhe lëvizjet e saj për të hapur një shoqatë bamirësie. Shqiptarja Ina Pushi është diplomuar dhe specializuar për degën e ekonomisë në Palermo të Italisë.

Ajo ka prekur edhe shkallët e një ndër universiteteve më të rëndësishme në botë, Harvardit, ku ka ndjekur një seminar në prill të vitit 2019, ndërsa ka ambicien që aty të ndjekë edhe Doktoraturën.

Cmimi
Cmimi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb