Butani është një prej të paktave vende të prekura pak nga koronavirusi. Sipas të dhënave, mësohet se në këtë shtet ka humbur jetën vetëm një person.

Me të shpërthyer pandemia, u mendua se Butani nuk është i përgatitur për këtë sfidë të madhe, por doli krejt e kundërta.

Ky shtet me pak më shumë se 760 mijë banorë, ka vetëm 318 mjekë, 3.000 punëtorë të tjerë shëndetësorë dhe një aparat për kryerjen e analizave PCR.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: