Zyrtarisht Oppo R5 është smartfoni më i hollë në botë. Ai është 2 milimetër më i hollë se iPhone 6, madje as nuk mund të përdorët me kufje.

Në pjesën e pasme është tepër i ngjashëm me iPhone 5 dhe 5S dhe është i ndërtuar nga materiali plastik dhe alumini.

Ky smartfon doli në treg zyrtarisht në fund të tetorit dhe momentalisht është i disponueshëm vetëm në disa shtete të botës.

Pritet që shumë shpejt të hyjë dhe në tregje të reja globale duke përfshirë këtu dhe Shtetet e Bashkuara, por kompania kineze akoma nuk ka dhënë detaje rreth kësaj.

Oppo R5 mund të blihet me një çmim prej 450$, kjo do të thotë që ai është më i lirë se iPhone 6, çmimi i të cilit fillon nga 500 $.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: