Sherebela është bimë mesdhetare, që shpesh kemi dëgjuar për përdorimet e saj në mjekësinë popullore. Gjethet e kësaj bime mund ta përmirësojnë shëndetin e organizmit në përgjithësi dhe përdoren për fitimin e çajit dhe vajit eterik.

Sherebela ka shumë veti shëruese, e shumë studime kanë vërtetuar se personat me shëndet të dobët mund ta përdorin çajin prej saj, sepse shton oreksin. Antioksiduesit nga kjo bimë pastrojnë trupin prej radikaleve të lira dhe helmeve të tjera ekologjike.

Duke parandaluar aktivitetin e radikaleve të lira, antioksiduesit parandalojnë parandalimin e sëmundjes së zemrës dhe të kancerit, por edhe shenjave të hershme të plakjes. Sherebela është njëra nga bimët që është e dobishme për personat e prekur nga diabeti.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: