Shtatë vjet më parë, “SSC North America”, që më pas është quajtur “Shelby SuperCars” pati prezantuar konceptin Tuatara.

“Shelby Supercars” pati tërhequr vëmendjen në vitin 2007, kur Ultimate Aero i tyre arriti të thyej rekordin e Bugatti Veyron që kishte lëvizur me 412, 28 kilometra në orë.

Tuatara ishte prezantuar si vetura më e shpejtë, por vëmendjen më të madhe e fitoi pas 7 viteve të prezantimit.

Në ndërkohë, Bugatti kishte rikthyer rekordin në Super Sport, por në vitin 2010 ishte pikërisht Koeingsegg me modelin Agera RS që arriti të lëviz me 447,23 kilometra në orë.

Megjithatë, amerikanët kanë paralajmëruar që Tuatara do të thyej atë rekord, dhe premtojnë që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për vetëm 2,5 sekonda, kurse shpejtësinë maksimale për hiq më pak se 482 kilometra në orë.

Veturën sportive e ka dizajnuar Jason Kastriot, përgjegjës për Maserati Grand Turismo dhe Ferrari P4/5, kurse kjo veturë peshon vetëm 1.247 kilogramë.

Në vend të motorit 7.0 litra të prezantuar në vitin 2011, Tautara tani nën kapak ka motorin me 5,9 litra të “zhvilluar” në letër që do të duhej të prodhonte hiq më pak se 1.760 kuaj fuqi.

Megjithatë, fuqia e përgjithshme është e mundur vetëm me djegien e bioetanolit E85, ndërsa benzina standarde 91-oktane zhvillon 1.350 kuaj fuqi

Spekulohet që SSC Tuatara do të kushtojë dy milionë dollarë, kurse prodhimi seri i tij do të fillojë në vitin 2019 dhe do të jetë i kufizuar në vetëm 100 njësi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb