Autoritetet gjermane i janë përgjigjur interesit të SPAK në lidhje me hetimet për ish-zëvendësdrejtorin të OFL-së, Artan Shkëmbi. Lajmi konfirmohet për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Klodiana Lala. Përmes letërporosisë, konfirmohet se autoritetet gjermane kanë identifikuar Shkëmbin si zyrtarin që ka njoftuar trafikantët për hetimin që po kryhej ndaj tyre.

Mësohet se Shkëmbi është zyrtari që ka kërkuar në sistemin DEEP SEE. Në letërporosi thuhet se Shkëmbi i dërgoi të dhena trafikantit me inicialet K.V

Sipas letërporosisë, thuhet se grupi i përbashkët hetimor për narkotikët ‘GER KIEL’, po hetonte shtetasit shqiptarë me inicialet K.V dhe A.P. Po ashtu konfirmohet informacioni i transmetuar përmes rrjetit të enkriptuar ‘ENCRO CHAT’ përmes një telefoni I-PHONE X, ngjyrë e zezë. Artan Shkëmbi është i pezulluar nga detyra me vendim gjykate dhe po hetohet për korrupsion të personave që ushtrojnë funksione publike.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb