VORË

Një 25- vjeçar me inicialet A.M, është arrestuar nga Policia pasi mashtroi duke thënë se kishin ardhur për t’i vjedhur banesën si dhe iu gjet një pistoletë.
A.M, njoftoi Policinë se një automjet ndodhej afër banesës së tij pasi kishin ardhur t’i vidhnin banesën. Menjëherë uniformat blu reaguan duke kryer kontrolle në automjet dhe në banesë por duke mos konstatuar asnjë problem.
Më pas u mbajt në mbikqyrje njoftuesi i cili pas kontrollit në aksin Sharkë- Vorë iu gjet një armë pistoletë dhe një krehër me fishekë luftarakë. Arma dhe fishekët u sekuestruan kurse A.M, u arrestua.

 

NJOFTIMI I POLICISË

Vorë, Tiranë

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vora”.

25-vjeçari tentoi të mashtronte shërbimet e Policisë, por pas mbajtjes në vëzhgim dhe veprimeve të shpejta profesionale u bë arrestimi i tij në flagrancë.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat iu gjetën në trup 25-vjecarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, pas njoftimit të marrë nga shtetasi A. M. se aftër banesës së tij ndodhej një automjet dhe dyshonte se kishte shkuar për të vjedhur në banesën e këtij shtetasi, menjëherë organizuan punën, ku ushtruan kontroll në automjetin e dyshuar që pretendohej nga 25-vjeçari A. M., por gjatë kontrollit dhe verifikimeve nuk ka rezultuar asnjë problem.

Shërbimet e Policisë, bazuar në veprimet dhe thëniet kontradiktore të shtetasit A. M., e kanë mbajtur nën vëzhgim këtë shtetas prej disa orësh dhe gjatë operacionit policor të koduar “Vora”, në aksin rrugor Sharke -Vorë kanë ndërhyrë duke e kontrolluar 25-vjeçarin.

Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Arma Vore
Arma Vore

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: